Sunday , 16 September 2018

“REIGEN” PREMIRE NE TEATRIN MIGJENI

“Reigen- Rrethi” nga Arthur Artur Shcnitzler në regji nga Aloise Galle u shfaq premirë në Teatrin ” Migjeni” të Shkodrës, një bashkëpunim mes Ambasadës së Austrisë në Tiranë, Bashkisë së Shkodrës dhe Teatrit ” Migjeni”. Për regjisorin e shfaqjes Aloise Galle kjo është një pervojë e mirë të punosh një tekst i cili cdo herë është pritur me diskutime dhe me polemika.

Ndërsa aktorja e shfaqjes Ina Gjonçi shprehet se është një eksperiencë krejt ndryshe.

10 dialogët e shfaqjes, kanë qenë prej kohësh në mesin e kryeveprave të letërsisë botërore. Në këto 10 skena, vendosen përballë njëri-tjetrit prostituta dhe ushtari, ushtari dhe shërbëtorja, shërbëtorja dhe zotëria i ri, zotëria i ri dhe gruaja e re, gruaja e re dhe bashkëshorti i saj, bashkëshorti dhe vajza e ëmbël, vajza e ëmbël dhe poeti, poeti dhe aktorja, aktorja dhe konti, konti dhe prostituta e skenës së parë. Asnjëri nuk është besnik ndaj tjetrit, ata flenë së bashku, por nuk ndjejnë dashuri. Ata ndihen të vetmuar edhe kur nuk janë vetëm. Vetmia nuk është fati i tyre, por faji i tyre. Ajo bazohet në gënjeshtra dhe mashtrime, në lakmi dhe në superficialitet. Rolet në vepër luhen nga aktorët e teatrit të Shkodrës, por dhe nga Tirana. Në role janë Krist Lleshi, Nikolin Ferketa, Sara Smaja, Simon Shkreli, Julinda Emiri, Pjerin Vlashi, Ina Gjonçi, Jozef Shiroka, Loredana Gjeçi, si dhe me pjesëmarrjen e Frederik Fistanit.

Lexoni dhe kete

OPERA KATER I RADES, “FUNDOSJA E ANIJES”

Imazhet e fëmijeve dhe nënave që dilnin nga ujrat e Adriatikut do të ishin po …