Friday , 13 December 2019

REJA: DUHET TË JAPIM 110% NDAJ ANDORRËS

Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Andorrës paralajmëroi skuadrën e tij të mos mendojë për ndeshjen ndaj Francës dhe të japin 110% nga vetja për të marrë maksimumin nga kjo sfidë pasi kundërshtari nuk është i lehtë. Italiani i stolit kuqezi foli për mungesat e Xhakës dhe Cikalleshit, si për mundësitë që kanë lojtarët e rinj si Kamberi dhe Seferi për të luajtur.

“Unë kam një skuadër me djem inteligjentë, që e dinë me siguri vështirësinë që mund të sjellë një ndeshje e caktuar, si kjo ndaj Andorrës. Që ditën e parë ua kam thënë disa herë që pika e referimit është ndeshja me Andorrën, pasi nëse nuk fitojmë aty, nuk ka vlerë më ndeshja tjetër më pas. Duhet të tregojmë se jemi rritur nga ana mentale dhe duhet ta trajtojmë Andorrën me përqendrimin dhe respektin maksimal. Në futbollin e sotëm nuk ka skuadra të lehtë dhe kjo është një ndeshje që duhet përballuar me maksimumin tonë.”

Ndërkohë për mungesën e Xhakës, Reja shtoi:

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse ai nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet. Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër., që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim Eros Grezdës, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Mbi të gjitha është Shqipëria, rëndësi ka grupi. Nëse dikush mendon se është Mesi, nuk është kështu.”

Ndeshja Shqipëri – Andorra do të luhet këtë të enjte 14 nëntor në ora 20:45 në “Elbasan Arena”.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri …