RENDESIA E DHENIES SE NDIHMES SE PARE

Një mjek urgjence duhet të dijë të japë ndihmen e pare, por edhe të instruktojë siç duhet nëpermjet telefonit përsonin që ndodhet pranë pacientit që kerkon ndihmë mjekesore. Kjo domosdoshmeri ka shërbyer si nxitje që Spitali Rajonal i Lezhës të kerkojë trajnimin e stafit të tijë. Për drejtorin e këtij spitali, Leon Kaza, nuk mjafton pasja e një diplome për të kryer këtë mision pasi vazhdimisht është e nevojshme përditesimi i standarteve.

Edhe për drejtorin e Qendres Kombetare të Urgjences mjekësore Skender Brataj, është e rëndësishme efikasiteti i këtyre minutave të para.

Realizimi i dhënies së ndihmes së pare nga specialiste apo përsona të trajnuar do të thotë mundësi jetë për pacientin.

Trajnimin në spitalin e Lezhës e moren një përsonel mjekësor prej 10 mjekë dhe 60 infermierë që shërbejne në repartin e urgjencës dhe reanimacionit.  Ky trajnim është pararendës i simpoziumit shkencor që do te organizohet nga Spitali rajonal Lezhë organizon me rastin e 50-vjetorit të shërbimit spitalor.

 

Lexoni dhe kete

ISMAIL MUÇEJ, NJE JETE NE SHERBIM TE DIJES

Një aktivitet kushtuar Ismail Muçej është zhvilluar pasditën e së dielës në qytetin e Shkodrës. …