RËNDOHET BILANCI I KORONAVIRUSIT NË BOTË

Më shumë se 18 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri dhe 689.000 kanë vdekur. Rastet e Covid-19 janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor të vitit 2019.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë në listën e vendeve me 4,764,522 raste që pasohen nga Brazili, me 2,708,876 raste dhe India, me 1,754,117 raste. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu vendi me numrin më të madh të vdekjeve për shkak të COVID-19, duke regjistruar 157,901 vdekje. Sipas një raporti të Reuters, numri i të vdekurve në Amerikën Latine tejkaloi 200,000 natën e kaluar, pasi Peruja njoftoi 191 vdekje të reja për shkak të pandemisë.

Por, pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të jetë e “gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas medieve të huaja, OBSH potencoi se e “vlerësoi jetëgjatësinë e kësaj pandemie” në një deklaratë pasi komiteti i tij i urgjencës u takua të premten për të vlerësuar krizën. Grupi paralajmëroi edhe rrezikun e “dobësimit”, duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike në vendet e ndryshme të botës.

“Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë”, u tha në një deklaratë. “Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”, tha OBSH.

Lexoni dhe kete

TESTET TE PRIVATI, MINISTRIA ZBARDH KRITERET

Është e vërtetë që Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar spitalet private të kryejnë testet molekulare …