RENDOHET GJENDJA SHENDETESORE E STUDENTEVE TE NGUJUAR

Gjëndja shëndetësore e studentëve të ngujuar në fakultetin ekonomik të Universitetit të Shkodrës vijon të përkeqësohet. Për disa ditë me radhë, disa prej studentëve kanë përfunduar në spital. Një situatë e tillë u përsërit edhe mbrëmë, teksa pritej të zhvillohej takimi me pedagogët. Por, ambulanca mbërriti me vonesë pranë studentëve, duke mos u përgjigjur atyre në kohë.

Studentët e ngujuar vijojnë të qëndrojnë prej 2 javësh brenda ambjenteve të fakultetit ekonomik në Universitetin e Shkodrës, duke u shprehur se nuk do të largohen deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria.

Lexoni dhe kete

KATASTROFAT NATYRORE, TAKIM SHQIPËRI – MALI I ZI

Katastrofat natyrore kanë bërë bashkë në një takim përfaqësues të Shqipërisë dhe Malit të Zi, …