RENDOHET SITUATA E PERMBYTJEVE NE BASHKINE SHKODER, KERKOHET MBLEDHJA E KOMISIONIT TE EMERGJENCAVE CIVILE

INFORMACION MBI SITUATËN NË SHKODËR

PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR SHKODËR

I nderuar Z.Prefekt,

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë :

Gjendja në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqet vështirësi në zonat e përmbytura për shkak të shkarkimeve të HEC-eve si dhe në zonat e thella malore ku kalimi bëhet me shumë vështirësi.
Kështu: Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 900 ha tokë. Ka prezencë uji në rrugën e fshatit Obot, 30-50 cm. Për shkak të shkarkimeve në kaskadën e lumit Drin, përmbytjet e tokave janë shtuar sidomos tre ditët e fundit dhe mesa vlerësojmë do të vazhdojnë edhe për disa ditë në vijim.
Sipërfaqet e përmbytura sipas fshatrave në Nj.A. Ana e Malit:
Muriqan – 350 Ha
Oblikë – 280 Ha
Obot – 270 Ha
Total – 900 Ha

Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 630 Ha , ndësa sipërfaqe e pakultivuar 270 Ha,të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 500 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 100 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 2 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha

Mjeti i ushtrisë, sipas kërkesës së bërë nga Bashkia Shkodër, vazhdon të jetë i disponueshëm në rrugën e Obotit, për çdo rast nevoje të banorëve për të lehtësuar lëvizjen. Nxënësit kanë frekuentuar shkollën rregullisht. Paraqitet nevoja për bazën ushqimore për kafshët në fermat në zonën e përmbytur.

Në njësinë administrative Dajç janë të përmbytura mbi 80 ha dhe vërehet tendenca e rritjes së tokave të përmbytura. Niveli i ujit ka pësuar rritje me 25-30 cm.

Sipërfaqet e përmbytura sipas fshatrave ne Nj.A. Dajç:
Mushan – 30 Ha
Shirq – 50 Ha
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është:
1. Foraxhere 40 Ha

Nuk ka furnizim me energji elektrike në të gjthë njësinë administrative Dajç.
Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka mbi 20 ha të përmbytura në njësinë administrative Bërdicë.
Në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës, kalimi i mjeteve të rënda dhe të pajisura me zinxhirë në rrugën e malit të Shoshit bëhet me vështirësi.

Rruga për në fshatin Bruçaj në Qafë-Thanë të njësisë administrative Pult është e bllokuar.
Rruga e Mazrekut në njësinë administrative Gur i Zi është e bllokuar, për shkak të dëborës së rënë.
Nga monitorimi në terren është vënë re që prurjet e lumit Drin janë rritur shumë.

Sipas IGJEUM-it, rezulton se “lumenjtë do të kenë prurje të larta kryesisht në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës kanë patur tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve. Sot (e martë, dt.06) dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 rritja e prurjeve dhe e niveleve në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të jetë më e ndjeshme. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018.”

Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …