Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër.
Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 m, ku në krahasim me raportimin e një dite më parë ka rritje të nivelit të ujit me 22 cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.80 m, ku kuota max është 8.70 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme ka rritje të nivelit të ujit me 22 cm.
Ndërkohë, hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.40m, edhe këtu rritje të nivelit të ujit me 25 cm. Lumit Kir ka prurje të shumta.
Në Bashkinë Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur në 2065 hektarë.
Në njësinë Ana e Malit, rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese, ku niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Fshati Obot është pa energji elektrike. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1150 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit”. Në njësinë Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças. Në njësinë Guri i Zi vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Në njësinë Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha dhe vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 25 Ha, në fshati Zues.
Ndërkohë, bashkia kërkon varkë ushtrie për të kaluar në rrugen e Obotit dhe mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç.