RENDOHET SITUATA NE ZONAT E PERMBYTURA TE NENSHKODRES

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës nga përmbytjet vazhdon të përkeqësohet dhe tashmë kemi mbi 2420 ha tokë bujqësore nën pushtetin e ujit. Mbi 780 ha tokë janë të përmbytura në Njësinë Administrative të Dajçit. Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe të Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Edhe në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka dhe mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë. Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur. Probleme janë shfaqur edhe në njësinë administrative Velipojë, ku në fshatin Baks i Ri janë të përmbytura mbi 20 Ha tokë të mbjella me kulura bujqësore. Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë. Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti.

Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Ndërkohë, vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Bashkia Shkodër kërkon një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren. Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia insiston në kërkesën për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit, pasi situata nuk njeh asnjë përmirësim.

https://youtu.be/F5efdpp5D40

Lexoni dhe kete

URIMET DHE VIZITAT PER FESTEN E FITER BAJRAMIT

Mbarësi dhe më shumë paqe e dashuri në familje. Ky ka qenë urimi kryesor i …