RESHJET, 880 HA TOKE NEN UJE NE QARKUN LEZHE

Reshjet e shit të rëna gjatë gjithë natës kanë rritur siperfaqen e përmbytur në Qarkun e Lezhës.

Sipas të dhënave në të gjithë qarkun janë 880 ha toka bujqësore të përmbytura, konkretisht në Bashkinë Lezhë, 750 ha dhe në bashkinë Kurbin, rreth 130 ha, ndërsa të gjitha hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë.

Reshjet e shiut kanë rritur niveline prurjeve në lumenjë Drin, Gjadër, Mat dhe Drojë, por asnjëri prej tyre nuk ka dalë nga shtrati. Problematike paraqitet në kanalin e ujerave te larta Mamurras, në segmentin Gjorm, ku ka banesa me prani uji rreth tyre.

Eshte djegur trasformatori në fshatin Blinisht nj. Ad. Blinisht, bashkia Lezhë si dhe ka nderprerje të herë pas herëshme në nj.ad. Fan, Bashkia Mirditë, ku po punohet nga specialistët e OSHE për normalizimin e situatës dhe të furrnizimit me energji elektrike.

Rruget nacionale, rurale e bashkiake në tërsi janë të kalushme. Probleme janë shfaqur serish në akset rrugore, të fshatrave Gallates dhe Vinjolles, të nj.ad.Milot, bashkia Kurbin, si dhe në aksin Rrëshen-Bukmir, bashkia Mirditë nga rënia e inertëve, ku po nderhyhët nga bashkitë për pastrimin e tyre.

Në teritorin e bashkisë Mirditë, gjatë natës ka patur reshje dëborë në lartësit mbi 1000m, por nuk janë krijuar probleme.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …