Wednesday , 25 April 2018

RESHJET E BORES, BLLOKOHET PERSERI THETHI

Vetëm 24 orë  ka zgjatur mbajtja hapur e rruges se Thethit pasi reshjet e debores jane rikthyer duke e beret e pamundur kalimin e automjeteve ne kete aks. Prej 48 oresh ne kete zone jane shenuar reshje te dendura bore cka e kane beret e pamundur levizjen e automjeteve. Zona turistike e Thethit ishte e para që u bllokua nga dëbora javën e parë, ndërsa 200 banorë mbetën të izoluar për disa ditë deri në ndërhyrjen e ARRSH dhe bashkisë së Shkodrës. E njejta panoramë është përsëritur pasi reshje e bores e kanë bërë të pamundur levizjen e automjeteve në aksin Qafë Thore- Theth.

Sipasoje e reshjeve të borës trashësia e saj ka arritur mbi 50 centimeter, ndërsa këtë radhë ende askush nuk ka ndërhyrë për rihapjen e saj. Kjo rrugë nuk mirëmbahet as nga firma kontraktore por vetëm nga ndërhyrja e bashkisë Shkoder dhe ARRSH- së. Shqetesimet janë krijuar përveç bllokimit të rruges, edhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku rrjeti i amortizuar apo dëmtimi i linjave ka bërë që zona të jetë në errësirë.

Përtej premtimeve se këtë vit do të bëhët cmos për të mbajtjur hapur rrugën Qafë Thore- Theth situata mesa duket do të jetë e njëjtë me atë të viteve të kaluara kur zona e Thethit bllokohet për disa muaj gjatë stinës së dimrit.

Lexoni dhe kete

MBESHTETJA NDAJ FERMEREVE NGA PROJEKTI “AGRO-TURIZEM ALBANIA”

USAID, Ambasada e Suedisë dhe CEED Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, organizuan këtë të …