Wednesday , 17 January 2018

RESHJET E BORES ZBARDHIN RRUGEN E KOMBIT, NUK MUNGOJNE AKSIDENTET

Reshjet e debores kanë zbardhur rrugen e kombit, duke krijuar veshtiresi në lëvizjen e automjeteve përgjatë këtij segmenti. Problematika më u madhe u shfaq nga Fushë Dukagjin deri në Tunelin i Kalimashit. Trashesia e dëbores arriti në 15 cm e kjo solli veshtiresi në qarkullim.

 

Mësohet se në mëngjes heret 5 makina u përplasen me njëra tjeterin dhe me mbrojteset metalike të rruges, por nga aksidenti fatmiresiht nuk pati përsona të lënduar. Dy mjete borepastruese u angazhuan për hedhjen e kripes dhe pastrimin e rruges së kombit nga dëbora.

Gjithashtu dhe policia rrugore ka shtruar patrullimet duke këshilluar drejtuesit e automjeteve që të lëvizin me kujdes. Moti i keq me erëra të forta dhe tuhi ka sjellë probleme në disa zonë të Lezhës dhe Mirdites. Sipas raportimeve disa fshtra ndodhen pa energji elektrike përshkak të dëmtimit të linjave.

Lexoni dhe kete

PUNONJËSIT E KOMPANISË “ALCABLE”, TAKIM NË BASHKINË SHKODËR

Punonjësit e kompanisë “Alcable” ose ish-uzina e telave në qytetin e Shkodrës nuk po marrin …