RESHJET E DËBORËS, ADEMI INSPEKTON SITUATËN NË TERREN

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka ndjekur nga afër ecurinë e përballimit të situatës së krijuar nga rreshjet e dëborës orët e fundit. Pas monitorimit të situatës nga Bashkia Shkodër, Ademi ishte në terren për monitorimin e punës. Kryebashkiakja ka parë nga afër punën që po bëhet jo vetëm për largimin e dëborës mjetet fadroma, por edhe hedhjen e kripës.

Në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës, vijon angazhimi maksimal i strukturave dhe ndërmarrjeve të varësisë. Ademi shton se situata po ndiqet në vijimësi dhe ndërhyrjet e nevojshme janë bërë në kohën e duhur.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …