Monday , 21 January 2019

RESHJET E DEBORES ‘MBULOJNE’ BASHKINE E SHKODRES

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Bashkinë e Shkodrës, kanë zgjuar bardh qytetin dhe njësitë administrative. Sipas njoftimit të Bashkisë Shkodër, administrata dhe ndërmarrjet e varësisë kane qenë në gadishmëri që në orët e para të mengjesit. Brenda qytetit, trashësia e dëborës është 3-4 cm. Punonjësit e Ujësjellës- Kanalizime kanë nisur punën me 7 fadroma dhe mjete të tjera që kanë në dispozicion për hapjen e rrugëve dhe për shpërndarjen e kripës. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Pyjore dhe Kullosore dhe të te sektorit të ndriçimit kanë nisur në mëngjes herët punën për hedhjen e kripës në rrugët dhe trotuaret e qytetit, pranë spitaleve dhe në hyrje të shkollave.

Vëmendja është përqendruar në rrugët kryesore të qytetit dhe pastrimin e trotuareve në afërsi të institucioneve të rëndësishme si spitali, shkollat etj.


Lexoni dhe kete

MOTI I KEQ, DEME TE SHUMTA NE FSHATIN KOSMAÇ

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje dëbore ka shkaktuar dëme të mëdha …