Breaking News

RESHJET E DEBORES, SITUATA NE BASHKINE SHKODER

Në Bashkinë Shkodër rënia e dëborës është ndërprerë. Si pasojë e temperaturave të ulëta nën 0 gradë ka prezencë ngricash. Po punojnë 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane nga dëbora. Një fadromë e madhe , dy borëpastruese dhe 3 grejdera po punojnë për pastrimin e dëborës në të gjitha rrugët e qytetit. Një grejder po punon në segmentin Ura e Bunës-Shirokë dhe një fadromë po punon në segmentin Shirokë-Zogaj. Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të Shërbimeve Publike vazhdojnë të punojnë për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve dhe shpërndarjen e kripës së nevojshme. Në njësitë administrative Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Berdicë, Rrethina dhe Postribë rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike.

Qendrat shëndetësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht. Ndërkohë, në njësinë Administrative Pult ka 40 cm borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme, po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës. Ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor. Në Malin e Shoshit ka mbi 1 m borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit.

Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti të bllokuar. Në fshatra ka 60-80 cm borë. Nuk ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor. Në Njësia Administrative Shalë: ka rreth 40 cm borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Nj. Ad. me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit. Ka energji elektrike. Infermierët janë në punë.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes …