RESHJET E DEBORES, SITUATA NE QARKUN SHKODER

Reshjet e dëborës që nuk kanë pushuar as gjatë natës të së martes dhe këtë të mërkure kanë krijuar probleme në zonat malore. Kështu, aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Mali Shoshit dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm. Aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i kalueshëm me vështirësi në vendin e quajtur Qafë Shtiqen pasi ka prezencë të akullit dhe dëborës. Në Theth trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Në Breg Lumi trashësia e dëborës ka arritur mbi 20 cm.

Në Njësitë Administrative Pult dhe Shosh nuk ka energji elektrike, sepse janë këputur telat, si rezultat i erërave të forta. Në shkollat e Njësive Administrative Pult, Shosh, Shalë, është ndërprerë proçesi mësimor. Në bashkinë Malësi e Madhe, aksi rrugor Hani Hotit – Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë. Në bashkinë Vau Dejës trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm. Në njësisë Administrative Temal, trashësia e dëborës ka arritur rreth 60-70 cm, ndërsa në njësisë Administrative Shllak, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30-70 cm dhe aksi rrugor për në qendër të kësaj Njësie Administrative është i bllokuar.

Në bashkinë -Fushë Arrës, aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë, është i bllokuar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm, nuk ka asnjë borëpastruese. Aksi rrugor Qafë Mali-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm. Po punojnë 2 borëpastruese. Aksi rrugor Qafë Mali-Flet është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur mbi 60 cm. Po punon 1 borëpastruese. Aksi rrugor Hadroj-Qafë Benë është i kalueshëm për të gjitha automjetet, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 cm.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …