RESHJET E PARA TE DEBORES NE QYTETIN E SHKODRES

Pjesa me e madhe e qarqeve ne vendin tone jane perballur me reshje debore kete te diele. Reshje debore do te kete ne 300 m mbi nivelin e detit ne veri te vendit. Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar gjithashtu se pergjate fillimit te javes tjeter reshje debore mund te kete edhe ne zonat e uleta fushore dhe ato bregdetare. Por, edhe qyteti i Shkodres u zgjua kete te diele me bore.

Raportohet se probleme ne qarkullimin e mjeteve ne qytet nuk ka patur, por ne zonat malore ka intensitet me te larte te reshjeve. Probleme paraqiten ne akset rrugore malore si Boge-Theth, Tamare-Vermosh dhe aksin Iballë-Puke. Rruget e tjera te qarkut jane te hapura dhe qarkullohet pa problem. Persa i perket qytetit te Shkodres, reshjet e debores pritet te shtohen gjate orareve te mbremjes. Sipas parashikimeve, e hena pritet ta gjeje qytetin e Shkodres te mbuluar nga debora. Reshjet e debores shoqerohen me stuhi te forte. Nderkohe, kompanite e kontraktuara per mirembajtjen e rrugeve jane ne terren per hedhjen e kripes, nese ka shtim te reshjeve te debores.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …