Breaking News

RESHJET E SHIUT, “ÇMENDET” PERROI NE LAÇ

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme të shumta edhe në qytetin e Laçit.Përroi që kalon përmes qytetit doli nga shtrati në mënyre të menjehershme, çka krijoj frike dhe panik tek qytetaret.Uji vërshoj frikshem nëpër rruget e qytetit, duke sjellë dhe përmbytjen e disa bizneve.Vërshimi i ujit solli vështiresi lëvizje për qytetaret dhe automjetet.Situata e krijua u monitorua në terren nga përfasues të Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës, si dhe të Bashkisë së Kurbinit.

Punonjesit e shërbimeve qëndruan në gatishmeri, duke ndërhyre në largimin e mbetjeve të sjella nga vërshimi i ujit në kolektoret kullues.Me renien e intensitetit të reshjeve niveli i prurjeve ra dhe uji u larguar nga rruget dhe bizneset, por duke lënë pas balten dhe inertet.Përroi që kalon përmes qytetit është një kërcënim serioz për Laçin, pasi ka dalë dhe here të tjera nga shtrati, duke marrë dhe tre jeten njerezish.Por kjo nuk ka mjaftur që insitucionet të marrin masa për rehabilitetimin e këtij përroit me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten me.

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …