RESHJET E SHIUT, POLICIA NE GATISHMERI PER ZONAT E RREZIKUARA

Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, ndërsa forcat speciale janë shpërndarë në zonat më të rrezikuara. Masat ka hyre ne fuqi prej 12 oresh dhe behet fjale per masat e marra lidhur me situaten e permbytjeve ne vend. Keshtu, në të gjitha qarqet shërbimet e Policisë janë angazhuar në ndihmë të banorëve ku është kërkuar ndihmë.
Në Fier, Vlorë e Shkodër janë dërguar grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë. Në fshatin Theth Shkodër është kërkuar ndihmë për ta transportuar drejt spitalit Shkodër një shtetase të huaj e cila ka shfaqur probleme shëndetësore. Janë dërguar shërbimet e Policisë me mjet policie të larte dhe mjekun e zonës.

Në të gjitha akset rrugore Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të orientuar e ndihmuar drejtuesit e mjeteve për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella. Patrullat e Përgjithshme në të gjithë territorin janë në patrullim të pandërprere duke ju ardhur në ndihmë disa banorëve në qytete të ndryshme e fshatra që kanë kërkuar ndihmën e Policisë. Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate të ardhur nga banorët në zona të ndryshme. Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë duke bashkëpunuar e koordinuar veprimet me Emergjencat Civile dhe për çdo nevojë dhe ndihmë nga forcat e policisë te kontaktojnë në numrat e telefonit pa pagesë 112 e 129.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E SHKOLLES PROFESIONALE “NDRE MJEDA” BOJKOTOJNE MESIMIN

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë organizuar këtë të enjte …