Breaking News

RESHJET E SHIUT, RRUGA “DRISHTAJ” NE GJENDJE TE RENDUAR

Ndërsa reshjet e shiut janë rikthyer në Shkoder, rruga Drishtaj në Dudas të qytetit te Shkodres është në gjendje të amortizuar. Lëvizja e qytetarëve në këtë aks vështirësohet sipasojë e gropave të mbushura me ujë, ndërsa më problematike paraqitet situata për fëmijët të cilët do ti drejtohen shkollave këtë të hënë.

Banorët e kësaj zone I rikujtojnë bashkisë Shkoder premtimin e bërë për rikonstruksionit e këtij aksi që prej 27- vitesh nuk njeh ndërhyrje nga instancat vendore.

Përpara disa muajsh banorët e kesaj zone I dërguan një peticion insitucionit të Bashkise Shkoder per asfaltimin e rrugeve te kesaj lagje. Por sipas bashkise  në projekt-buxhetin e vitit 2017 nuk mund të përfshihet asfaltimi i rrugëve të lagjes Dudas pasi nuk ka projekt per këto rrugë. Sipas Bashkise ndërhyrja në këtë rrugë do të bëhet përgjatë vitit 2018- të.

Lexoni dhe kete

BLEGTORIA NE PRAG FALIMENTI

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po …