Wednesday , 1 April 2020

RESHJET E SHIUT, SITUATA NË QARKUN E SHKODRËS

Reshjet e shiut kanë qenë intensive në dy ditët e fundit në vendin tonë, e veçanarisht në Qarkun Shkodër. Kështu, Bashkia Shkoder ka patur disa probleme ne segmentet rrugore te Anes se Malit dhe ne njesine administrative Shosh, Shale ne te cilat eshte nderhyre dhe eshte normalizuar situata ndersa vazhdon te kete probleme furnizimi me energji elektrike per te cilet po punohet nga strukturat e KESH per eleminimin e defekteve ne keto njesi administrative.

Ne bashkine Malesi e Madhe situata eshte stabilizuar gjate 24 oreve te fundit tek shtepite te cileve ju eshte permbytur toka per shkak te tombinove te superstrades ndersa ka probleme ne rruget rurale qe lidhen me disa fshatra te njesise administrative Kelmend dhe Shkrel. Ne Bashkine Vau Dejes nuk ka probleme.

Ne bashkite Puke dhe Fushe Arrez ka patur renie inertesh ne segmentet rrugor dhe eshte nderhyre nga strukturat e bashkive per pastrimin e tyre, aktualisht edhe ne keto dy bashki situata eshte e qete. Gjithashtu mesohet se eshte mbajtur kontakt me dy drejtoret e H/C Koman dhe Vau Dejes si dhe me Dr e Ujitjes e Kullimit, aktualisht te dy HEC punojne me kapacitet te plote dhe per rrjedhoje ka fryrje te nivelit te ujrave ne Lumin Drin, i cili ndikon ndjeshem edhe ne rrjedhen e Lumit Buna qe do te thote rritje e nivelit te ujrave ne zonen e Nenshkodres, por qe nuk eshte problematike persa i perket permbytjeve.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …