Sunday , 8 December 2019

RESHJET E SHIUT SJELLIN PROBLEME NE KURBIN

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës krijuan probleme në zonen e Kurbinit. Dalja nga shtrati i përroit që kalon përmes qytetit si dhe kanalit të ujeravë të larta ka sjellë përmbytjen e dhjetra hektareve tokë bujqësore, ndërsa shumë banesa janë rrethuar nga uji.

Në qytet uji vërshoi në rrugë duke përmbytur disa biznese. Lëvizja e qytetareve dhe automjteve ishte mjaft e vështire si pasojë e baltës dhe inerteve që kishin mbuluar rruget dhe trotuaret e qytetit të Laçit. Gjithashtu nga vërshimi i ujit bllokuar lëvizja pranë nënkalitimit të Fushë-Mamurrasit po ashtu ka patur vështiresi lëvizje në rrugen që lidh Laçin me superstraden si dhe në rrugen e fshatit Fushë-Gjorm.

Nga përmbytjet është pezulluar dhe proçesi mësimor në qytetin e Laçit gjatë ditës së premte. Me ndërprejen e reshjeve gjatë oreve të drekes uji është tërhequr dhe situata ka nisur të normalizohet, por duke lënë pas mjaft dëme për shumë familje dhe biznese. Kjo është përmbytja e dytë që ndodh brenda një kohë të shkurter në zonën e Kurbinit, ndërsa ndërhyrjet emergjente të kryera nuk po japin rezultat.

Lexoni dhe kete

TËRMETI/ GATI TË NISË PROÇESI I RIPARIMEVE, RAMA: KEMI PROBLEM ME FUQINË PUNËTORE NË VEND

”Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë proçesi i riparimeve. Janë 30 persona në …