Friday , 30 October 2020

RESHJET E SHIUT SJELLIN PROBLEME NE LEZHE

Reshjet e dendura të shiut që shoqëruan rajonin e Lezhës mëngjesin e së mërkures krijuan probleme në disa zona. Vërshimi i menjëhershem i ujerave solli përmbytjen e disa rrugeve, bllokut të banimit 11 janari në lagjen “Besëlidhja” dhe oborrit të shkollës 9-vjeçare “Kosova”.

Niveli i ujit arrit disa centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve, çka solli vështiresi në lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve, ndërsa probleme pati edhe në disa zona në periferi të qytetit.

Kjo situatë krijoi trafik të rënduar në rruget e qytetit.

Me rënien e itensitetit të reshjeve uji nisi të tërhiqet nga zonat ku u krijuan probleme, ndërsa në terren u panë dhe punonjesit e shërbimeve të bashkisë të cilët ndërhynë në zhbllokimin e pusetave.

Përmbytjet në Lezhë janë një refren i vazhdueshem sa herë ka reshje të dendura shiu, pasi sistemi i kanalizimeve nuk përballon prurje të shumta, duke bërë që ujera të dalin në siperfaqe.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …