Thursday , 1 October 2020

RESHJET E SHIUT, ZONA E KUCIT “PUSHTOHET” NGA UJI

Shteti dhe Bashkia nuk koordinohen me njeri-tjetrin dhe po tallen me ne. Keshtu shprehen banoret e zones se Kucit te Bashkise Shkoder, te cilet kete te Merkure jane zgjuar nen pushtetin e ujit. Banoret shprehen se uji qe ka permbytur zonen ka demtuar bazen ushqimore te bagtive dhe kerkojne qe te kontrollohet niveli i ujit ne hidrocentrale.

Nga ana tjeter, per te pare me nga afer situaten ne kete zone ishte edhe n/kryetari i Bashkise Shkoder, Arben Gjuraj, qe tha se jemi ne kontakt me emergjencat e prefektures qe te rrim ne gatishmeri te shqetesimeve te banoreve. Ai kerkoi qe te mos kete rritje te shkarkimeve.

Ashtu sic shihet edhe ne pamje, reshjet e shiut qe kane rene ditet e fundit dhe shkarkimi i hidrocentraleve kane sjell permbytjen e kesaj zone, cka ka krijuar jo pak probleme ne shtepite dhe prodhimet bujqesore te ketyre banoreve.

Lexoni dhe kete

“TE RINJTE DUHET TE ORJENTOHEN DREJT KURSEVE PROFESIONALE”

Të rinjtë duhet të orjentohen drejt kurseve të formimit profesional për të patur një vend …