RESHJET, FIERZA NE KUOTEN MAKSIMALE

Ndryshe nga vitet e kaluara janë prurje të pazakonta në liqenin e Fierzës. Në verilindje çdo ditë ka reshje dhe më shumë se 1200 metër kub ujë në sekondë shkarkohen nga lumenjtë e përrenjtë. Për këtë shkak ka disa ditë që niveli i liqenit ka kaluar kuotën maksimale prej 296 metrash, e cila sipas specialistëve cilësohet si kuota brenda normave të lejuara për digën e hidrocentralit të Fierzës.

Nga Portat nuk ka shkarkime, kurse hidrocentrali punon me kapacitet të plotë prodhimi në katër agregatet e tij me rreth 400 megavat. Kjo periudhë favorizuese mund të jetë periudhë e artë për kaskadën e Drinit e duke akumuluar rezerva ujore të pazakonta në këtë fund pranvere. Po ashtu niveli maksimal është edhe në dy Hidrocentralet e tjerë të Kaskadës së Drinit në Koman dhe në Vaun e Dejës, në Koman shkarkimet janë të kontrolluara me 300 meter kub ujë në sekond, ndërsa na Vaun e Dejes nuk ka shkarkime dhe se po punohet me kapacitet të plotë.

Ndërsa sipas informacioneve nësë reshjet e shiut vazhdojnë për shkak të rritjes së nivelit të ujit do ketë shkarkime.

Lexoni dhe kete

ASNJE NDERHYRJE NE “UREN E VDEKJES” NE KURBIN

Në adriatik të Kurbinit situata mbetet e njejtë.10 ditë pas aksidentit ku humben jeten 3 …