Friday , 30 October 2020

RESHJET RIKTHEJNE PROBLEMATIKEN E VJETER NE LEZHE

Shirat e vjeshtës rikthyen sërish një problematikë të vjeter në qytetin e Lezhës atë të përmbytjeve. Mjaftuan 30 minuta reshje me itensitet të lartë që lagjia Besëlidhja dhe disa zona te tjera të qytetit të mbulohen nga uji i cili arrit në disa centimetra.

Banoret thonë se përmbytjet e vazhdueshme janë kthyer në shqetësim për ta, pasi në disa raste ju kanë shkaktuar edhe dëme. Ata kërkojnë që ti jepet zgjidhje kësaj problematike të mbartur prej vitesh.

Shkak i përmbytjeve në Lezhë është sistemi i kanalizimeve i cili nuk përballon prurje të shumta, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe.

Projekti për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike është gati dhe pritet të financohet nga Qeveria Zviceriane dhe disa donator të tjere.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …