Reshjet, situate problematike ne Shkoder e Lezhe!

Reshjet e dendura tė shiut nė orėt e fundit kanė shkaktuar pėrmbytje nė Lezhė dhe fshatrat pėrreth. Burime nga Lezha saktėsojnė se niveli i ujit nė qytetin e Lezhės ka arritur nė 30-40 centimetra. Situata mė problematike paraqitet nė lagjen “Besėlidhja”. Prej 30 minutash nė Lezhė ėshtė ndėrprerė edhe energjia elektrike kjo ka bėrė qė tė mos funksionojnė pompat e hidrovoreve. 

Gjithashtu bėhet me dije se ėshtė bllokuar kolektori te nėn/stacioni elektrik. Forcat zjarrfikėse po punojnė pėr normalizimin e situatės ndėrsa ministri i Bujqėsisė Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave, Edmond Panariti shkon nė Lezhė dhe Shkodėr pėr tė parė situatėn e pėrmbytjeve.

PANARITI: TĖ PĖRGATITEMI PĖR SITUATĖ TĖ JASHTĖZAKONSHME


Ministri i Bujqėsisė Edmond Panariti deklaroi nga Lezha se reshjet e shiut vazhdojnė tė jenė tė dendura dhe niveli i ujit ka arritur nė gjysmė metėr. Ministri deklaroi se ka biseduar me kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe ministren e Mbrojtjes pėr tu pėrgatitur pėr njė situatė emergjence nėse do u duhet tė evakuojnė banorė.

“Shiu po vazhdon, edhe dita e nesėrme do jetė me reshje ndaj duhet tė pėrgatitemi pėr tė pėrballuar situata tė jashtėzakonshme. Kam biseduar me kreun e Kuvendit, ministren e Mbrojtjes dhe kryeministrin pėr tu pėrgatitur pėr situatė tė jashtėzakonshme nėse do na duhet tė evakuojmė banorė. Ka zjarrfikėse qė po bėjnė pompimin e ujit jashtė nėnstacionit qė mos dėmtohet ky nėnstacion”- u shpreh Panariti.

Lexoni dhe kete

RRITJE PENSIONI PER PENSIONISTET NE VENDIN TONE

NĆ« mbledhjen e rradhĆ«s tĆ« zhvilluar nĆ« DurrĆ«s, KĆ«shilli i Ministrave ka vendosur tĆ« shtojĆ« …