RESTAURIMI I KALASE SE LEZHES DREJT FUNDIT

Kalaja e Lezhes po i nenshtrohet nje restaurimi te pjesshem, nderhyrje qe jane drejt perfundimit. Fale projektit”ADRIFORT”me fondet e”IPA ADRIATICA” nderhyrja eshte perqendruar tek muret fortifikues te kalase, duke penguar shembjen e metejshme te tyren. Firma restauratore ka kryer punime edhe ne portat kryesore te kalase duke vendosur trare mbajtes ne to.

Ato parashikohet qe te pengojne rrenimin e ketyre mureve mesjetare te kalase, por nderkohe i kane dhene nje tjeter pamje ketij objekti historik. Ndrsyhimi nis qe ne hyrje te kalase. Ura prej guri e ndertuar para pak vitesh eshte zevendesuar me kete ure prej druri. Investimi planifikon edhe vendosjen e nje kioske biletarie qe do te sherbeje per punonjesit e kalase.

Kalaja e Lezhes dhe nje pjese e mureve antike te tipit poligonal po i nenshtrohen nje restaurimi te munguar prej dekadash.Ky proces shtrihet edhe pergjate mureve antike te Shek.IV-para Krishtit qe ndodhen ne zonen kodrinore duke perfshire edhe forumin romak. Fale ketij projekti do te mundesohet vendosja e tabelave informuese per cdo objekt historik te rendesishem me karakteristikat perkatese,vendosja e stolave per vizitoret,vendosja e koshave te mbeturinave, ndertimi i biletarise si dhe prishja e ures hyrese tek porta kryesore dhe zevendesimi nga kjo strukture prej druri konform modelit autentik qe perdorej gjate periudhes se Mesjetes, po e rikthejne kete monument te rendesishem te historise shqiptare ne identitetin e saje te merituar.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …