Në oborrin e kishës mesjetare “Shën Barbara” në Pllanë të Lezhës u zbulua obelisku që kujton hapjen e shkollës së parë shqipe nga kleri katolik në vitin 1638.
Në ceremonine e organizuar ishte e pranishme dhe ministrja e arsimit Evis Kushi e cila pranoi publikisht se shkollat shqipe jane shume me heret se Mesemtorja.
Memoriali për shkollën e parë shqipe përmbyll punimet restauruese në kishën 700-vjeçare të Shën Barbarës.
Kisha e Shën Barbarës në Pllanë të Lezhës është një nga kishat e vjetra në Shqipëri, shpallur prej kohësh monument kulture. Ajo shquhet për afresket e çmuara, në pjesën e absidës dhe muret në hyrje, që kanë mbërritur deri në ditët e sotme.
Kisha është restauruar me nismën e Dom Nikë Ukgjinit falë mbështetjes së donatoreve privat.