RESTAUROHET KISHA E “SHEN PREMTES” NE BALLDRE

Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i ka shpëtuar degradimit. Ky objekt kulti që i përket shekullit 12 është restauruar plotësisht falë donacioneve private. Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishem Ministri i Brendshem Sander Lleshaj, autoritet lokale, përfaqsues të klerit katolik, historian dhe banor të zonës.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se me këtë ndërhyrje kjo kishe i shtohet shtohet fondit të mrekullueshem historik që ka Lezha, ndërsa sipas tijë promovimi i aseteve të tilla do të jenë në fokus të punës së bashkise.

Krahas afreskut të darkës së fundit i cili është shumë më i vjeter se piktura e Davinçit, gjatë punimeve restauruse në këtë kishe është zbuluar një tjeter afresk ku paraqitet Jezu Krishti.

Lexoni dhe kete

MBI 500 LINDJE NË MATERNITETIN E SHKODRËS NË PERIUDHËN E PANDEMISË

Që nga data 9 mars, kur është shënuar rasti i parë me Covid-19 në vend, …