Sunday , 17 December 2017
Breaking News

RIATDHESOHEN NGA GJERMANI, GJEJNE PUNE NE SHQIPERI

Pasi jane riatdhesuar ne Shqipëri nga Gjermania ku kanë provuar të kërkojnë azil dhe nuk e kanë marrë disa banorë të njësive administrative të Anës së Malit dhe Dajcit të Bregut të Bunës janë punësuar me kohe të pjesshme për pastrimin e kanaleve kulluese. Banorët kanë gjetur punë në kuadër të një projekti që GIZ ka mundësuar në bashkëpunim me bashkinë Shkodër.

Ky projekt është cilësuar mjaft I rëndësishëm edhe nga nënkryetari I bashkisë Shkoder Arben Gjuraj i cili përvec rëndësisë për evitimin e përmbytjeve zbutë edhe problemet sociale të këtyre përsonave.

Në fshatrat përreth Shkodres ka një numër të konsiderueshëm personash të riatdhesuar nga vendet që kanë kërkuar azil ndërsa janë përfshirë në projektin e GIZ për pastrimin e kanaleve kulluese duke ulur në këtë mënyrë problemet sociale të këtyre familjeve si dhe duke kontribuar në të mirën e komunitetit.

Lexoni dhe kete

RRUGA E DUKAGJINIT, BANORET E ZONES KERKOJNE NDERHYRJE

Rruga e Dukagjinit vijon te jete nje problem serioz per banoret e kesaj zone. Per …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin