Wednesday , 20 June 2018

RIBAJ: DETYRA IME, TË BËJ MË TË MIRËN PËR VLLAZNINË

Protagonisti kryesor I suksesit të djeshëm të Vllaznisë ndaj Skënderbeut padyshim që ka qenë sulmuesi Andi Ribaj. Pa hapësirat e duhura ndoshta deri tani, megjithatë ai ka pritur momentin e tij dhe ka shkëlqyer duke shënuar dy gola shumë të bukur dhe mbi të gjitha me vlerën e fitores për skuadrën e tij. Këtë gjë vlerëson vetë lojtari në prononcimin e tij për mediat

I pyetur nëse në ndeshjet e ardhshme mund të ketë hapësirë edhe për të por edhe Sukajn në sulmin e Vllaznisë, Ribaj e lë të hapur një mundësi të tillë megjithatë, sipas tij, për këtë vendos trajneri…

Andi Ribaj në fakt është kritikuar jo pak sepse deri më tani nuk ishte shfaqur ashtu si duhet për Vllazninë megjithatë duket se tashmë në momentet më delikate të sezonit, ai do të dijë ta thotë sërish fjalën e tij ashtu si duhet.

 

 

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNINË E RRËZUAN NJERËZ TË FUQISHËM NË SHKODËR

Kapiteni I Vllaznisë Gilman Lika për herë të parë pas një muaji nga rënia e …