Breaking News

RIBAJ: GOLI NDAJ KAMZËS, SHKON PËR TIFOZËT E VLLAZNISË

Pas shumë javësh shterpësi, sulmuesi i Vllaznisë Andi Ribaj më në fund ka gjetur golin me Vllazninë. Ka ndodhur kështu pikërisht në ndeshjen e së shtunës ndaj Kamzës ku ai ka shënuar golin e parë. Por jo vetëm kaq. Në përfundim të këtij takimi, ai është vlerësuar edhe si lojtari më i mirë në fushë dhe natyrisht që kjo e ka bërë atë të ndihet mirë. Megjithatë vetë ai në një prononcim për mediat, deklaron se ende nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe në të ardhmen mund të bëjë edhe më mirë për skuadrën shkodrane.

Tifozëria shkodrane në fakt e kishte kontestuar jo pak në ndeshjet e kaluar këtë futbollist por pas golit të shënuar ndaj Kamzës, nuk ngurroi të thërriste në kor emrin e tij. Jo më kot, sulmuesi vlonjat i Vllaznisë, ka edhe një dedikim të veçantë për këtë gol.

Andi Ribaj natyrisht që ka shënuar të shënojë edhe në ndeshjet e ardhshme dhe këtë gjë do të kërkojë ta bëjë që në ndeshjen e rradhës me Partizanin, ndonëse sipas tij, më shumë rëndësi në këto momente ka marrja e rezultateve pozitive të Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, SHUMË PAQARTËSI PËR TË ARDHMEN

Dy ditë pas zhgënjimit të madh, rënies nga Superliga, tek Vllaznia ende nuk ka asnjë …