Tuesday , 19 November 2019

RIBOTOHET VEPRA LETRARE E “AT GJERGJ FISHTES”

Enti botuese “Gjergj Fishta” në Lezhë ka ribotuar vepren e plotë letrare të poetit kombëtar “At Gjergj Fishta”. Kjo veper letrare përbëhet nga 10 volume me afro 3 mijë faqe.Botuesi Frano Kulli thotë se ka qenë një dëshirë dhe ambicie e tijë përmbledhja dhe botimi i vepres së Fishtës, ndërsa thotë se përpjeket e para të tijë për ta sjellë këtë veper për lexuesit janë bërë para 20 vitesh.

Korpusi i vepres letrare i paraqitet lexuesit me 10 vëllime me afro 3 mijë faqe ku tre prej të cilave i zë lirika, dy dramarturgjia, dy satira dhe në dy të tjerë publicistika. Kurse lahuta do të jetë një vëllim me vete.

Në punen e gjatë hulumtuese për përgatitjen e këtij botimi kanë ndihmuar dhe studiesit Tonin Çobani, Ndue Toma, Stefan Çapaliku, Tef Topalli dhe Hamit Boriçi të cilët krijuan lehtësi gjuhësore pa cënuar autencitetin e vepres letrare. I pajisur me shënimet e nevojshme filologjike, redaksionale, kolona e plotë e vepres letrare të Fishtës është botimi më i plotë i paraqitur deri më sot.

Lexoni dhe kete

“KULTURA E KOMANIT DHE KOMANASIT”

Shoqata atdhetare Malësia në bashkëpunim me shoqatën atdhetare Ana e Malit dhe muzeun etnografik Leka …