RIHAPEN APLIKIMET PËR PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL NË SHKODËR

Bashkia Shkodër njofton se në kuadër të zbatimit të programeve të strehimit social, rihapen aplikimet për programet e strehimit pas pezullimit të proçesit si rezultat i Pandemise Covid -19. Aplikimet rifillojnë me datë 1 Qershor 2020 dhe afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 12 Qershor 2020.

Gjithashtu, Bashkia fton të gjithë të interesuarit që kanë aplikuar më parë për programin social të strehimit, të paraqiten pranë Zyrës me një Ndalesë pranë Bashkisë për të përditësuar të dhënat e deklaruara sipas legjislacionit në fuqi.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …