Breaking News

RIKONSTRUKSIONI I RRUGES NE FSHATIN MUSHAN TE DAJÇIT

Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e rrugës së fshatit Mushan në Dajç. Një investim me fondet e Bashkisë Shkodër që parashikon ndërhyrje të plotë, punime per kullimin, shtresat dhe sinjalistikën vertikale e horizontale. Punimet e nisura janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Gjatë inspektimeve, ajo është takuar me banorë të zonës.

Investimi për segmentin e parë të rrugës së Mushanit arrin vlerën e 9.6 milionë lekësh dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 2 mijë banorë të kësaj zone.

 

Lexoni dhe kete

MBARVAJTJA E SEZONIT TURISTIK NE LEZHE

Mbarvajtja e sezonit turistik ishte në fokus të një takimi që prefekti i Lezhës Gjergj …