Thursday , 21 February 2019

RIKONSTRUKSIONI I RRUGES NE FSHATIN MUSHAN

Bashkia Shkodër ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës së fshatit Mushan. Një investim me fondet e këtij institucioni që parashikonte ndërhyrje të plotë, punime per kullimin, shtresat dhe sinjalistikën vertikale dhe horizontale të kësaj zone. Punimet e përfunduara janë inspektuar edhe nga vetë kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Ajo është takuar me banorë të zonës, të cilët e kanë falenderuar për këtë investim. Ndërkohë, n/kryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj tha se nevoja për ndërhyrje në këtë zonë ka qenë tepër e madhe.

Investimi për segmentin e parë të rrugës së Mushanit arrin në 9.6 milion lekë dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 2 mijë banorë të kësaj zone.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E ENERGJISE, QYTETARET BLLOKOJNE ZYRAT E OSHEE NE LAÇ

Banoret e fshatrave të Malësisë së Kurbinit, bllokuan zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë …