Breaking News

RIKONSTRUKSIONI I RRUGES NE HYRJE TE SHENGJINIT DREJT PERFUNDIMIT

Para se te nise sezoni turistik i veres, hyrja e Shengjinit dhe rruga ne qender te kesaj zone turistike do te jene te perfunduara. Projekti qe do te realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do ti jape zgjidhje problemit te trafikut qe shkaktohej ne kte segment gjate muajve te veres. Ka qene n/kryetarja e bashkise Alfrida Marku e cila ka bere publik lajmin duke shtuar se ndricimi dhe trotuaret do te realizohen ne nje faze te dyte e kjo ne menyre qe punimet te mos pengojne mbarevajtjen e sezonit.

Hyrja e Shengjinit ka qene prej vitesh shkaku kryesor i nje trafiku te renduar gjate sezonit te veres. Projekti i bashkise parashikon zgjerimin e hyrjes si dhe rikonstruksionin e te gjithe segmentit drejt qendres se Shengjinit.

 

Lexoni dhe kete

“DUHET VETEM NJE INFRASTRUKTURE E MIRE PER RRUGEN E THETHIT”

Problematika me borën  që sjell bllokimin e rrugës se Thethit është e tillë prej disa …