RIKONSTRUKSIONI I RRUGES OBLIKE – OBOT

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka inspektuar përfundimin e rikonstruksionit të rrugës Oblikë – Obot në Njësinë Administrative Ana e Malit të Bashkisë së Shkodrës. Bëhet fjalë për një investim me vlerë 12.4 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës. Një investim që ndikon direkt në përmirësimin e strandarteve të jetesës për 1.000 banorë të zonës.

Gjithashtu, Ademi ka dhënë lajmin e mirë për punësimin gjatë stinës së dimrit të banorëve nga familjet e varfëra falë një projekti të mbështetur nga donatorë.

Ndërkohë, për investimin në këtë rrugë ka folur edhe administratori i kësaj njësie.

Rruga e Obotit ka një gjatësi 1350 m, gjërësi 3.5 m dhe ka një impakt pozitiv për këtë zonë.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA GËZIM KRUJA

Ndahet nga jeta në moshen 80 vjeçare, “Mjeshtri i Madh”, Gezim Kruja. Ikona e humorit …