Wednesday , 18 September 2019

RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA “KARL GEGA” NE BALLDREN

Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Karl Gega” në Balldren do të nisin vitin e ri shkollor në ambjente të reja. Me fonde të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Lezhë është bërë i mundur rikonstruksioni i plotë i godines të kësaj shkolle si dhe është ndërtuar palestra, duke e kthyer këtë institucion arsimor në kushte bashkohere. Drejtori i shkollës “Karl Gega” Tonin Neçaj thotë se kjo ndërhyrje ka qenë mjaft e domosdoshme dhe sipas tijë do të japë ndikim mjaft pozitiv në në përmiresimin e cilësisë së proçesit mësimor.

Gjithashtu kjo shkollë është pajisur me 16 kamera sigurie si dhe është vendosur oficeri i sigurisë.

Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Karl Gega” në Balldre zgjati 9 muaj, ndërsa ky investim i ka dhënë zgjidhje një problemi disavjeçar për nxënësit e kësaj zone.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …