Thursday , 13 August 2020

RIKTHEHEN MASKAT NË SHKODËR

Breshëritë e gjata të automatikut ndaj një makinë mëngjesin e sotëm kanë rikthyer frikën e ngjarjeve të rënda në Shkodër. Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të mëngjesit në rrugën Shkodër – Velipojë, në afërsi të fshatit Darragjat, ku Alban Luka ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Mercedes” kur dy persona me motorçikletë i kanë zënë rrugën.

Pasi e kanë zbritur në tokë duke e ulur në gjunjë nën kërcënimin e armëve, ata kanë qëlluar me breshëri të gjata në drejtim të makinës. Policia nuk ka ende një motiv të ngjarjes, ndërsa nga dyshohet se bëhet fjalë për një paralajmërim ndaj 50 vjeçarit.

Nga ana tjetër mësohet se vetë 50 vjecari në polici të ketë deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jenë personat që e kanë kërcënuar dhe dëmtuar automjetin e tij.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …