Wednesday , 20 June 2018

RIKTHEHEN RESHJET E DEBORES NE BASHKINE PUKE

Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe njëherë në Bashkinë Pukë. Nisur nga reshjet intensive të borës, Bashkia Pukë ka marrë të gjithë masat për mbajtjen nën kontroll të situatës. Dy mjete borpastruese po punojnë për mbajtjen hapur të rrugëve të qytetit. Në rrugen drejt fshatit Qerret, njësia administrative Luf-Qerret ka vështirësi qarkullimi.

Akset rrugore që lidhin fshatrat Ukth, Qerret i Vogel dhe Qafa T’Mugu me qendren e njësise administrative Qelëz janë të pakalueshme si pasojë e reshjeve që i kanë kaluan 17 cm në këto zona. E pakalueshme raportohet dhe rruga rurale e fshatit Kabash që lidh zonen me segmentin Nacional.

Të gjithë akset nacionale që përshkojnë bashkinë e Pukës janë të kalueshme, ndërsa po monitorohen vazhdimisht nga patrullat e Policisë së Shtetit.  Nga informacionet e mbledhura nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërkohë shërbimi i urgjencës nuk ka raportuar asnjë rast të emergjencave shëndetësore. Shërbimi Zjarrfikës dhe Ndërmarrja e Shërbimeve kanë kaluar në gjëndje gadishmërie. Bashkia Pukë po punon pa ndërprerje me forcat dhe mjetet që disponon që banorët mos të vihen në vështirësi.

Lexoni dhe kete

BIXHOZI DHE ALKOLI, SHKAK I KRIMIT NE FAMILJE NE MILOT

Në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë janë hapur dyert e mortit. Djali i tyre …