Monday , 21 January 2019

RIKTHEHEN RESHJET E DEBORES NE SHKODER

Mëngjesi i kësaj të hënë ka rikthyer reshjet e dëborës në qytetin e Shkodrës. Por, ndryshe nga 3 ditë më parë, këtë herë kanë qenë me intensitet më të ulët. Gjithsesi, situata paraqitet e normalizuar në rrugët nacionale. Problematike mbetet situata në njësitë administrative Shosh dhe Shalë ku këto zona prej 6 ditësh vijojnë të jenë të bllokuara. 20 shkolla në qarkun e Shkodrës nuk kanë nisur mësimin për shkak të rrugëvë të bllokuara nga dëbora.

Edhe në Malësinë e Madhe kanë rinisur reshjet e dëborës, por situata paraqitet e normalizuar. Probleme shfaqen në fshatrat Nik, Vukël dhe Brojë të cilët janë të bllokuar, ndërsa rruga nga Tamara në Vermosh qarkullohet normalisht por në pika të caktuara janë të keshillueshme përdorimi i zingjirëve. Prej 7 ditësh 90% e Vermoshit nuk furnizohet me energji elektrike. Vijon te mbetet e bllokuar rruga drejt Thethit, ku trashësia e dëborës i kalon një metër e gjysmë.

Në bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrës situata paraqitet më e normalizuar, ndonëse zona e Iballës mbetet e bllokuar pasi trashësia e dëborës në vende të caktuara i kalon 2 metër. Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Lexoni dhe kete

MOTI I KEQ, DEME TE SHUMTA NE FSHATIN KOSMAÇ

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje dëbore ka shkaktuar dëme të mëdha …