RIKTHEHEN RESHJET NE ZONEN E SHKODRES

Rreziku nga përmbytjet do të vazhdohet të mbahet si shenjë paralajmërimi për qarkun e Shkodrës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Edhe gjatë ditës së hënë. “Në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të rriten prurjet në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit por zvogëlim të sipërfaqes së përmbytur përgjatë ditës së sotme, por me tendencë për rritje të niveleve dhe rrezikut ditët ne vijim. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumi Drin. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të pritshme. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht përgjatë ditës së hënë”, thuhet në njoftimin e IGJEUM. Ndërsa nga ana tjetër sinpotikanët paralajmërojnë që edhe në dy ditët në vazhdim do ketë reshje me intensitet mesatar dhe të lartë në territorin e Shkodrës, cka shton edhe më tej frikën e përkeqësimit të situatës në zonën e Nënshkodrës.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për …