Monday , 28 September 2020

RIKTHEHEN TËRMETET NË SHQIPËRI

Rikthehen tërmetet në vendin tonë. Kështu, një tërmet ka goditur mesditën e kësaj të dielë zonën e Kukësit, me një magnitudë 3.9 të shkallës rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme. Por, pas këtij tërmeti, një tjetër lëkundje është ndjerë pak minuta më vonë, këtë herë në Dibër. Mësohet se epiqendra është regjistruar në Arre Malle, me një magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Pas këtyre dy tërmeteve ka reaguar edhe ministria e mbrojtjes duke theksuar se nuk raportohen dëme në këto dy bashki.


Kujtojmë se vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter. Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën pa banesa.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …