‘RIKTHEHEN’ ZJARRET NË QARKUN SHKODËR

Një zjarr ka përfshirë një pjesë të Malit të Taraboshit në Shkodër, pasditën e së premtes. Flakët e zjarrit kanë nisur të përhapen që prej orës 14 të drekës dhe kanë zgjatur deri në mbrëmje. Është dashur ndërhyrja e 2 mjeteve zjarrëfikëse dhe 7 efektivëve për të shuar flakët e zjarrit.

Si rrjedhojë, janë djegur shkurre dhe ferra, ndërkohë fatmirësisht nuk janë rrezikuar banesa që ndodheshin afër malit. Në terren ishin edhe punonjësit e ADZM Shkodër.

Nga ana tjetër, zjarret kanë përfshirë disa shkurre edhe fshatin Shegan të Njësisë Administrative Kastrat në Malësi të Madhe, në Njësinë Gruemirë dhe lagjen qendër në Koplik, ku është ndërhyrë me mjete zjarrëfikëse por pa pasur dëme ekonomike.

Natyrisht rritja e temperaturave dhe papërgjegjshmëria e qytetarëve krijojnë situata të tilla, prandaj duhet treguar shumë kujdes në këtë pikë të sezonit përsa i përket zjarreve.

Lexoni dhe kete

DIGJET FURGONI, PO UDHËTONTE DREJT VALBONËS

Si shkak i një shkëndije elektrike në pjesën elektrike të furgonit që po udhëtonte në …