RIKTHEHET NË SKENËN E TEATRIT “MIGJENI” KOMEDIA “LUMTURI NË FUKARALLEK”

U shfaq për 8 netë në teatrin “Migjeni të qytetit të Shkodrës, por publiku shkodran e kërkon përsëri. Komedia “Lumturi në fukarallek” e vendosur në skenë nga estrada e aktorëve shkodranë do të shfaqet përsëri në skenën e teatrit “Migjeni”. Një gjë e tillë u bë e ditur nga drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka. Ajo tha se pas kërkesave të shumta është vendosur që kjo komedi të jepet përsëri në teatrin “Migjeni”.

Nga ana tjetër, aktori dhe njëkohësisht regjisori i komedisë, Bes Çinari, u shpreh se njerëzit kanë parë vedin në këtë komedi. Ai gjithashtu vuri edhe njëherë theksin te mungesa e financimeve për të tilla komedi e prandaj nuk mund të shfaqet edhe në qytete të tjera.

Komedia “Lumturi në fukarallek” do të rishfaqet në datat 11-12-13 janar në teatrin “Migjeni”.

Lexoni dhe kete

EDUART NDOCAJ GUXON EDHE NE PIKTURE

Ish deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj guxon edhe në pikturë. Ai paraqiti të gjithë arsenalin …