RIKTHEHET NE VEMENDJE ÇESHTJA “RANISHTJA 4”

Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka hedhur akuza në drejtim të Prokurorisë së Lezhës.Nga ambjentet e gjykatës ku ishte paraqitur për zevendesim të të mases së sigurisë, Frroku tha se prona në fjalë është ndarë që në vitin 2002 dhe ai dhe pjestaret e tjerë të familjes së tijë e kanë blerë këtë prone dhe se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

Sipas Frrokut organi i akuzes po vepron në me dy standarte, ndërsa është i vendosur ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

Lek Frroku i vënë nën akuzë për tjetersimin pronave tek Rana e Hedhun, vijon të qëndrojë në arrest shtëpie prej më se dy muajsh.Ai ka kërkuar në Gjykaten e Lezhës zevendesim të mases së sigurisë dhe seanca në ngarkim të u shtyre dhe do të zhvillohet me datën 20 qershor.Për tjetersimin e pronave në Shëngjin në muajin mars u arrestuan disa përsona mes tyre dhe zyrtar publik të Lezhës, por që më pas gjykata vendosi që shumica prej tyre të hetohen në gjendje të lirë.

Lexoni dhe kete

TRITOL MAKINES SE POLICIT AGIM BUSHGJOKA

Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër. Ngjarja …