Monday , 21 January 2019

RIKTHEHET ORA DIMERORE, TE DIELEN NDRYSHON ORA

Të dielën, më 29 Tetor, do të fillojë llogaritja dimërore e kohës.  Akrepat e orës duke nisur nga ora 03:00 në mëngjes, do të kthehen 60 minuta prapa. Pra, ora 3:00 pas mesnatës të së dielës do të llogaritet si ora 2:00 dhe kjo do të zgjasë deri në të dielën e tretë të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Të dielën do të flejmë pak më shumë, por mos harroni të keni ndërruar orën për të hënën, kur fillon puna, shkolla dhe detyrimet e tjera. Në Europën Perëndimore, zhvendosja e akrepave ka nisur të praktikohet në fillim të viteve 70-të, me arsyetimin se me vazhdimin e ditës do të mundësohet kursimi i energjisë elektrike, do të rritet produktiviteti, do të përmirësohet përshtatshmëria e njerëzve, ndërsa dita e punës do të jetë më efikase.

Bashkimi Europian ka vendosur në vitin 2002, që llogaritja verore e kohës të fillojë në javën e fundit të muajit mars dhe të mbarojë në javën e fundit të muajit tetor. Ndryshimi i llogaritjes kohore është bërë tashmë praktikë në 70 shtete, kryesisht me pozicion në hemisferën veriore dhe është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve tetor dhe mars, në javët e tyre të fundit.

Lexoni dhe kete

MOTI I KEQ, DEME TE SHUMTA NE FSHATIN KOSMAÇ

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje dëbore ka shkaktuar dëme të mëdha …