Sunday , 27 September 2020

RIKTHIMI I DEMOKRATËVE TË VJETËR NË PARTI

Rikthimi i demokratëve të vjetër në parti po shihet me prioritet nga Partia Demokratike.

Në të gjithë qarqet e vendit kemi parë figura të vjetra të kësaj force politike që i janë bashkuar kauzës së PD në rrugën e saj për të triumfuar në zgjedhjet e ardhshme.

Për këtë flet edhe kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, i cili thekson se mbi 90% e demokratëve të vjetër janë të afruar pranë Partisë Demokratike dega Shkodër.

Amuli shprehet i bindur për një rezultat pozitiv të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, pasi kjo qeveri ka zhytur shqiptarët në një krizë të thellë.

Lexoni dhe kete

“NËSE KA VULLNET POLITIK, SHQIPËRIA MUND TË KETË ZGJEDHJE TË LIRA”

Nga Shkodra, ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, deklaroi se nëse ka vullnet politik, …