Saturday , 20 January 2018
Breaking News

RIKTHIMI NE PUNE KRIJON TRAFIK TE RENDUAR NE QYTET

Rikthimi ne pune i qytetareve pas festave te fundvitit ka kthyer edhe trafikun ne rruget e qytetit te Shkodres. Qe prej mengjesit te kesaj te Merkure, rruget kryesore te qytetit te Shkodres kane pasur nje trafik te renduar. Shpesh here eshte dashur edhe nderhyrja e policise rrugore, per te zhbllokuar trafikun. Vargu me i madh i makinave behej nga sheshi i Ish-5 Heronjve deri ne zonen e Parruces dhe deri tek zona e Sahatit.

Perseri drejtuesit e automjeteve vendosin te futen ne rruget kryesore te qytetit, duke krijuar edhe trafikun e renduar. Nderkohe, nga ana tjeter, dy unazat e qytetit, ajo lindore dhe perendimore vijojne te mos perdoren shume e si rrjedhoje krijohet edhe trafiku ne qendrat e qytetit te Shkodres.

Lexoni dhe kete

BASHKIA SHKODËR DHE BANKA BOTËRORE, BASHKËPUNIM PËR RRUGEN E THETHIT

Më në fund, zona turistike e Thethit do të njohë ndërhyrje nga Bashkia Shkodër. Kjo …